Çitaku reagon pas rastit të gruas nga Prizreni që u privua nga jeta

18:04 | 07 August 2019

Rasti i privimit nga jeta i gruas nga Prizreni, tronditi tërë vendin.

Ambasadorja e Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas privimit nga jeta së një gruaje në Prizren nga burri i saj.

Çitaku tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.

“Gratë po privohen nga jeta me një lehtësi të padurueshme. Keqpërdorim ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Mbrëmjen e 6 gushtit, B.V., 61 vjeç, dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij, 20 vjet më e re, A.V., e cila i kishte 42 vjet. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” të qytetit të Prizrenit.

Ndërkohë, çifti tash e disa vite po jetonin në Zvicër. Ata në Kosovë për pushime kishin ardhur gati qe tri javë.

Komento: