Vlora Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit e Kurtit.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar në Facebook për takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se sot nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit.
Çitaku shkruan tutje se sot se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë.
Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku.