Çitaku: Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar

19:02 | 02 Korrik 2023

Sanksionet e BE-së, Çitaku: Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ekzekutivi kosovar nuk është duke reaguar për sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës.

“Dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e pestë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht Qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë”.

“Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti. Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar? Boll ma. Mashtrimi nuk kalon”, ka shkruar Çitaku.

Komento: