Çitaku thotë Kurti ka vendos me na bindë me fjalë që punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë

10:41 | 09 Tetor 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për situatën ekonomike në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka përmendur rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe rritjen e çmimit të rrymës, inflacionin dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke deklaruar se ai “ka vendosur me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

Postimi i plotë:

Në Kosovë janë rritur:

Çmimet e produkteve esenciale
2. Çmimi i rrymës
3. Inflacioni
4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.
E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na bindë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

Komento: