Çitaku tregon si kishte tentuar t’ja mësonte Hashim Thaçit gjuhën angleze

22:45 | 23 Gusht 2021

Vlora Çitaku tregon si kishte tentuar t’ja mësonte Hashim Thaçit gjuhën angleze.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka zbuluar një detaj gjatë bashkëpunimeve të saj që kishte me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Çitaku në Natë Vere në T7 ka pranuar se ishte ajo e cila kishte tentuar që ish-presidentit Hashim Thaçi, t’ia mësonte guhën angleze, gjë kjo e cila sillte debat sa herë ish-shefi i PDK-së e fliste në ndonjë paraqitje ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv.

“E vërtetë… nejse s’kam pas shumë sukses”, tha ajo duke qeshur.

Megjithatë ndërsa rrëfeu momente nga ajo kohë, Vlora Çitaku, shprehet se rëndësi kishte të jepej saktë mesazhi.

“Është edhe çështje se çka e konsideron të rëndësishme”.

“Dikush e ka të rëndësishëm mesazhin, dikush e ka të rëndësishëm gjuhën, dikush e ka të rëndësishëm diksionin, paraqitjen por me rëndësi është mesazhi me u përcjell”, theksoi ajo.

Por sa ka qeshur ajo në ato momente?

“Shumëëë”, pranoi ajo me humor.

Komento: