City e Barcelona në “luftë” për Haaland

11:20 | 26 Dhjetor 2021

City rivalizon Barcelonën për Haaland

Kampionët e Premier Legaue duan po ashtu shërbimet e Erling Haaland.

Haaland do të jetë një nga lojtarët më të komentuar në dy merkatot e ardhshme, me kontratën e tij te Dortmund që po shkon drejt fundit.

Barcelona shihet si skuadra më e afërt me lojtarin, por ‘Sport’ shkruan se edhe Manchester City po përgatiten të futen në garë për norvegjezin, përcjell lajmi.net.

Gjitha planet bëhen për verën e ardhshme, pasi lojtari dhe Dortmund kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë një largim në janar.

Mino Raiola ditë më parë përmendi emrin e skuadrës së Barcelonës, por edhe asaj të Man City.

Këto dy skuadra aktualisht shihen si favorite për kartonin e norvegjezit, por kohë pas kohe përmendet edhe Real Madridi.

Komento: