City e do transferimin e këtij lojtari në janar

23:58 | 24 September 2022

Manchester City, është ende në kërkim të lojtarëve për të përmirësuar një skuadër pothuajse perfekte.

Tani, Cityzens po synojnë Houssem Aouar, i cili do të jetë i lirë në qershor 2023 dhe me të cilin mund të negociojnë nga janari. Mesfushori i Olympique Lyon ishte një objektiv i Betis, përcjell ORAinfo.

Një nga skuadrat më të mira dhe më të kompletuara në botë është Manchester City. Pas shumë vitesh investimi në lojtarë në të gjitha pozicionet dhe nënshkrimit të Erling Haaland këtë verë, skuadra angleze është një favorit i qartë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Skuadra pothuajse perfekte e Pep Guardiolës ka qenë mbresëlënëse në Premier League dhe Champions League, ku ata kanë dy fitore nga dy ndeshje. Pavarësisht kësaj, Sky Blues janë ende në kërkim të lojtarëve për të përmirësuar skuadrën.

Një raport i ‘Manchester Evening News’ e ka vënë Houssem Aouar në radarin e klubit anglez. Mesfushori francez ka një kontratë me Olympique Lyon deri më 30 qershor 2023 dhe klubi mund të negociojë me të nga janari./ORAinfo/

Komento: