City e PSG marrin një ‘kërcenim” nga UEFA, i pret ky denim

19:32 | 07 February 2019

UEFA thotë se PSG dhe Manchester City nuk janë aq të mëdhenj për ne dhe nuk flasim vetëm për ato

Fair Play Financiar është sulmuar shumë vitet e fundit për shkak të faktit se nuk ka funksionuar ashtu si duhet për shumë klube dhe ka funksionuar me rigorizitet për disa.

PSG dhe Manchester City më të “përkëdhelurat”, kjo edhe falë pushtetit që vjen nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara në aspekt politik dhe financiar.

Megjithatë, sipas asaj që Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, deklaroi gjatë zgjedhjes për të rinovuar mandatin në krye të institucionit të lartë edhe për 4 vite të tjera, të dy klubet duhet të frikësohen, transmeton telesport.al.

“Përpara së gjithash, nuk jam i sigurt se nuk ka ndodhur asgjë gjatë këtyre dy muajve, pasi organet përkatëse janë duke u marrë, vlerësuar dhe analizuar çdo gjë.

“PSG dhe Manchester City nuk janë aq të mëdhenj për ne dhe nuk flasim vetëm për ato. Çdo klub që shkel rregullat do të ndëshkohet, nuk duam t’ia dimë. Nuk do t’i ndëshkoj unë, por organet përkatëse”.

Komento: