City ia merr nga dora yllin Manchester United, ofron 55 milionë euro për 24-vjeçarin

20:28 | 07 Maj 2019

United është interesuar për blerjen e 24-vjeçarit.

Manchester City duket se do të fitojë garën me Manchester United për të siguruar mesfushorin e Sporting-ut, Bruno Fernandes.

Pep Guardiola e ka ndjekur prej kohës yllin portugez dhe City mësohet të ketë bërë një ofertë 55 milionë euro, sipas “The Guardian”.

United është interesuar për blerjen e 24-vjeçarit muajin e kaluar, por lëvizja e City-t mund t’i ketë nxjerrë jashtë loje dhe operacione pritet të mbyllet në javët e ardhshme.

Fernandes, një mesfushor sulmues që preferon të luajë në qendër, ka realizuar 19 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 31 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Drejtori sportiv i “Qytetarëve”, Txiki Begiristain, ka negociuar me homologun e tij te Sporting-u, Hugo Viana, dhe duket se marrëveshja është arritur në javët e fundit. Fernandes ka një klauzolë 100 milionë euro, por City beson se mund ta sigurojë lojtarin për një shifër më të ulët duke ofruar një ose dy lojtarë në këmbim.

Fernandes ka luajtur 11 ndeshje me Portugalinë.

Komento: