Manchester City ka fituar super ndeshjen e javës së 21-të ndaj Liverpool-it, duke mbajtur të hapur Premier League. “Qytetarët” triumfuan 2-1 në “Etihad Stadium” në një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe spektakël.
Për të ndezur duelin mendoi Sergio Aguero, i cili realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 40-të me një kthesë brenda zonës duke mposhtur portierin Ederson. Reagimi i Liverpool-it erdhi në pjesën e dytë, teksa Firmino dërgoi topin në rrjetë në minutën e 64-t, pas një asisti të Robertson.
Gëzimi i Klopp zgjati vetëm 8 minuta, pasi vendasit do të realizonin sërish me Leroy Sane, i cili u harrua në zonë, duke mposhtur portierin brazilian. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, teksa City tashmë mban vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se Liverpool-i. Kjo është humbja e parë për këtë sezon për “The Reds”.