Man City merr barazim si mysafir i Bayern Munich, kalon tutje në gjysëfinale.
Bayern Munich dhe Man City kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar disa herë me Leroy Sane, por që gjermani nuk kishte fat.
Rastin më të mirë për gol në pjesën e parë e kishte Erling Haaland që dështoi nga pika e bardhë në minutën e 38-të.
Por norvegjezi ishte i saktë në inutën e 57-të kur shënoi për 1-0.
Krejt çka bëri Bayern Munich ishte një gol në minutën e 84-të në Joshua Kimmich që ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-1 kaloi tutje.