City mposht Fulhamin, “blindon” pozitën e parë

22:55 | 13 Mars 2021

Man City i sigurt, triumfon ndaj Fulhamit në “Craven Cottage”.

Manchester City është rikthyer tek fitorja duke mposhtur Fulhamin në kuadër të xhiros së 28-të të Premierligës.

“Citizens” në fakt nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, John Stones realizoi në min (47’) i ndjekur nga Gabriel Jesus në min (56’).

Sergio Aguero u rikthye me gol pas shumë ndeshjeve mungesë, sulmuesi argjentinas shënoi nga penaltia në min (60’).

Rezultati përfundimtar, Fulham 0-3 Manchester City.

City “blindon” pozitën e parë me 71 pikë, ndërsa Fulham ka 26 pikë dhe mban vendin e 18-të në tabelë

Komento: