
Manchester City, është e gatshme t’i ofrojë anësorit, Raheem Sterling një mega kontratë në mënyrë që të heqë dorë nga interesi i gjigantëve spanjollë të La Liga Real Madrid.
Kishte raporte në media të Dielën se Los Blancos janë të prirur të firmosin ish-anësorin e Liverpoolit në verën e vitit 2020,përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, City ka reaguar ndaj lajmeve dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë yllit anglez me pagë javore prej 450,000 £ në mënyrë që ta bindin atë të qëndrojë në klub./ORAinfo/