City refuzon ofertën milionëshe të Bayern – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

City refuzon ofertën milionëshe të Bayern

19:51 | 30 Maj 2019

Manchester City ka refuzuar ofertën 80 milionë euro të bërë nga Bayern Munich për Leroy Sane.

Kampionët e Gjermanisë e shikojnë 23-vjeçarin si pasardhësin e denjë të Robben ose Ribery, të cilët do të largohen këtë verë, dhe tani do të duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë më të lartë.

Sane nuk ka qenë një titullar i rregullt në sezonin e sapo mbyllur, por trajneri Pep Guardiola nuk do ta shesë.

“Ne i kemi ofruar rinovimin e kontratës. Duam që ai të qëndrojë”, ka thënë spanjolli pas finales së Kupës së Anglisë, që u fitua 6-0 nga City kundër Ëatford.

Gjithsesi, nëse Bayern do të bëjë një ofertë të pamundur për t’u refuzuar, nuk do të ishte një problem për City-n të gjente një zëvendësues për gjermanin, duke parë se ka në ekip disa lojtarë që mund të luajnë në pozicionin e tij, si Mahrez, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

Komento: