
Manchester City, nuk ka të ndalur.
Manchester City vazhdon formën fantastike në Premier League, duke shkatërruar Brighton 4-0 në “Etihad Stadium”. Skuadra e Pep Guardiolës e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Dr Bruyne që shfrytëzon më së miri një asist të kapitenit David Silva.

3 minuta nga fundi i fraksionit të parë, futbollisti belg shërben për Agueron, i cili brenda zonës nuk fal duke shënuar golin e katërt. Argjentinasi kompletoi dopietën personale në fillimin e pjesës së dytë me një goditje spektakolare në hyrje të zonës. 10 minuta nga fundi i ndeshjes Bernardo Silva realizoi golin e katërt.