City s”ka mëshirë për Rotherhamin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

City s”ka mëshirë për Rotherhamin

17:18 | 06 Janar 2019

Manchester City ka kaluar në rrethin tjetër të FA Cup.

Manchester City e ka demoluar Rotherhamin, duke e mposhtur me rezultat, 7:0.

Golat për ‘Qytetarët’ i shënuan, Raheem Sterling në minutën e 12’, Phil Foden (43’), ndërsa Ajayi (45’+1) shënoi autogol në portën e tij.

Gabriel Jesus shënoi golin e katërt në të 52’-në minutë, Riyad Mahrez (73’), Nicolas Otamendi (78’) dhe Leroy Sane për 7 me 0.

Manchester City kaloi në rrethin tjetër në FA Cup, ku edhe rrethi tjetër pritet të ketë një short të lehtë për ta

Komento: