City synon transferimin e mbrojtësit që shkëlqeu në Kampionatin Botëror

20:22 | 02 June 2023

Manchester City ka intensifikuar negociatat me skuadrën e Leipzigut për mbrojtësin kroat, Joshko Gvardiol, ka njoftuar “Daily Mail” të premten.

Gvardiol ka një klauzolë lirimi mbi 100 milionë euro, por mësohet se City tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Leipzigut për transferimin e tij.

Mësohet se kampioni i Anglisë ka ofruar 100 milionë euro për ta bindur Leipzigun në lirimin e tij këtë verë.

Gvardiol është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Evropë dhe te City po shihet si përforcim i rëndësishëm për edicionin e ardhshëm.

21-vjeçari po monitorohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha të Evropës, por po preferon kalimin te City.

Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2027, ndërsa edicionin e fundit kontribuoi edhe me tre gola në 41 paraqitje.

Komento: