City edhe sot zyrtarisht është shpallë Kampion i Anglisë.
Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpoolit, ka thënë se skuadra e tij do të provojë që të fitojë titullin e Premier League-s në sezonin e ardhshëm.
“Kemi humbur vetëm një ndeshje në sezon. Kemi dhënë gjithçka. Kemi bërë 97 pikë dhe do të luftojmë sezonin e ardhshëm për titull”, ka thënë ai.
Liverpooli arriti të grumbullojë 97 pikë në sezonin 2018/19, por kampion u shpall Manchester City me vetëm një pikë më shumë.