Sot në gjithë Kosovën do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mban tryezën “RAPORTI PËR PROJEKTET E INVESTUARA NË TRASHËGIMI KULTURORE NGA MKRS 2008-2018 (Analizë e gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore)”. (Ish-ndërtesa e Rilindjes, Kati 18, ora 10:00
)Shërbimi Spitalor dhe Klinika Universitare e Kosovës prezantojnë rezultatet e punës dhe të arriturave për vitin 2018. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarresisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
ADMOVERE organizon promovimin e raportit “Universiteti i Prishtinës – raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat”. (“Hani i 2 Robertëve”, ora 11:00)
Ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gash raporton para Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në tryezë diskutimi me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale – Tregtare. (Salla e profesorëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)
Bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Fshati Gorozhub në Prizreni, ora 12:00)
Mbahet takimi me studentët e Fakultetit Ekonomik të UP-së, i organizuar nga kompania “Al Trade Center”. (Objekti i Fakultetit Ekonomik, ora 14:00)
Bëhet promovimi i librit të prof. Astrit Salihu “Filozofia e arkitekturës”. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 17:00)