Çka do të ndodh sot në Kosovë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:14 | 20 Dhjetor 2019

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencën “Transformimi digjital i NVM-ve në Kosovë – Sfidat dhe mundësitë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

IuteCredit nё Kosovё mban konferencё. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën. (Fillimi i ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë, ora 10:30)

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” do të emërojë Bordin për Inovacion dhe Ndërmarrësi; si dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna. (Universiteti “Fehmi Agani”, ora 11:00)

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën. (SHFMU “Deshmorët e Kombit” në Kamenicë, ora 13:00)

Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve mban takim me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Stacionit të Autobusëve të Prishtinës. (Zyrat e OEK-ut, ora 13:00)

Hapet dyqani i bamirësisë “YMCA Charity Shop”. (Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, ora 13:30)

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) organizon manifestimin tradicional të fundvitit “Laureatët 2019”. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Komento: