Çka do të ndodh sot në Kosovë?

07:59 | 17 Gusht 2020

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë.

Për sot janë paralajmëruar tri ngjarje dhe aktivitete të cilat do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Më poshtë ju sjellim të gjitha ngjarjet e planifikuara për sot, 17 gusht 2020.:

Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) mban konferencë për media me temën ‘Rimëkëmbja ekonomike’. (OEK, ora 11:00)

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, mban konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në Deçan. (Para ndërtesës së Arkivit të Kosovës, në Lagjen e Spitalit, Prishtinë, ora 12:00).

Komento: