Çka do të ndodh sot në Kosovë?

09:47 | 23 Korrik 2021

Për sot, e premte 23 korrik janë paraparë një varg ngjarjesh.

Kryetari Shpend Ahmeti merr pjesë në
inaugurimin e mbushësve elektrik për vetura.

(“Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë, ora 08:45)

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione raporton Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon mbledhjen e datës 21 korrik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës publikon raportin “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Bëhet shpërndarja e produkteve bujqësore për fermerë në regjionin e Prishtinës. (Kompania “Euro Fruti”, në Mramor, ora 10:50)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)

Lidhja e Historianëve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përkujtojnë 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan, ora 11:00)

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI, ora 12:00)

Shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë diskuton mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit. (Objekti i Qeverisë, ora 14:00)

Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit. (Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:00).

Komento: