Ngjarjet e ditës së sotme
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Portugalisë. (Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, pas takimit do të ketë konferencë për media) (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë së Kosovës për propozimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 10:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, hapin ekspozitën “Misionarja e bamirësisë-kujtimet e Nënë Terezës në Arkivin Shtetëror”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese – testimi me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:30)
Komisioni për Administratë Publike voton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin pёr Prokurorin e Shtetit, atë për Prokurorinë Speciale, shqyrtimi i kërkesës së deputetes Time Kadrijaj për interpretim të rregullores për shkeljet ligjore në përzgjedhjen e diplomatëve në shërbimin e Jashtëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
OJQ ACDC – Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, mban konferencën publike “Lufta kundër korrupsionit”. (Objekti i IBCM, Mitrovica e Veriut, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut viziton Klinikën e Onkologjisë në QKUK, në kudër të aktiviteteve të muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Klinika e Onkologjisë në QKUK, ora 12:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish-ministër i Financave, Bujar Dugolli ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Et’hem Çeku ish-ministër i Ekonomisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Qendra e LV-së në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)