Çka do të ndodh sot në Kosovë?

08:10 | 23 April 2019

Ja çfarë ngjarjesh na presin sot në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq prezanton ofertën turistike për këtë sezon për pushuesit nga Kosova. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen në nder të Ditës së Komunitetit Turk. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shënon 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Qendrës “Pylli i Arinjve”, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të viziton Komunën e Mitrovicës. (Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ora 10:00) Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) Në kuadër të Javës së Tokës organizohet aksioni pastrimi dhe mbjellje fidanësh në hapësirat e Kampusit Universitar. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me organizatën “Autizmi Flet” mbajnë konferencë. (Zyrat e FBK-së, ora 11:00)

Promovohet libri “Një shqiptar në CIA” të autorit Bashmir Xhemaj. (Biblioteka Komunale “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, ora 11:00) Mbahet akademi me rastin e 74-vjetoriit të Masakrës së Tivarit. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 12:00)

Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact e shënon ditën vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë në tri rrugë të kryeqytetit. (Përbrall Hotelit “Grand”, para Hotel “Sirius” dhe para Neë Born, ora 12:00)

Me rastin e 30–vjetorit të mbajtjes së Konferencës së parë të OMLK-LPK-së në Divjakë, Shoqëria Lëvizja organizon akademi jubilare. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

Kongresi Kombëtar i të Rinjve në Kosovë, organizon aktivitetin “Diskutim i përbashkët: Implementimi i Ligjit të Punës”. (Ora 12:30) Mbahet mbledhja e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë shqyrton Draft-rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 14:30)

Shoqëria Lëvizja me rastin e 30-vjetorit të mbajtjes së konferencës së parë të OMLK-LPK-së në Divjakë, bën zbulimin e Pllakës. (Divjakë, ora 16:00) Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë organizojnë koktej rasti, ku oferta turistike e Ulqinit do të prezantohet para mysafirëve të ndryshëm. (Hotel “Emerlad”, ora 19:30).

Komento: