“Çka dreqin ju solli këtu”, Von Cramon flet për skenën me policët në veri: Pyeta se çfarë po ndodhte, pse është kjo forcë kaq e armatosur

12:28 | 29 Maj 2023

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon sot në konferencë për media është pyetur edhe për pyetjen e djeshme që u bëri Policisë së Kosovë në Zveçan.

Von Cramon tha se ka bërë një pyetje legjitime, duke pyetur se çfarë po ndodhte, e pse sipas saj ishin ato forca të armatosura përreth.

Ajo tha se ka bërë një pyetje si politikane pasi siç theksoi ajo ishte aty për 24 orë duke ndjekur situatën nga afër.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u shpreh para gazetarëve se sjellja e policisë në vend ngjarje me gjithë atë prezencë të shtuar, sipas saj nuk shkon me situatën e cila është krijuar në veri.

“Të jesh në një qytet ku është një ndërtesë komunale e të shohësh autoblinda makineri speciale, të krijohet një mendim apo situatë që nuk është normale dhe nuk ndjehesh komfort, se është një situatë që nuk është normale e që do duhej të ishte. Kam pyetur se çka po ndodh në këtë mënyrë, pse është kjo forcë kaq e armatosur. Kam bërë një pyetje legjitime. Kam bërë një pyetje si politikane pasi isha aty 24 orë dhe po e ndjeja situatën nga afër. Unë e njoh prapavijën politike të gjithë kësaj situatë, por duhet të shohim edhe jetën e gjendjen e civileve të cilët pothuajse janë bllokuar prej ditësh dhe nuk mund të zhvillojnë normalisht jetën e tyre dhe aktivitet. Pra sjellja e policisë në vend ngjarje me atë lloj prezence të shtuar nuk shkon me situatën e cila është krijuar ne veri, sepse unë e kuptoj që kryetarët janë zgjedhur, por dihet qe me një përqindje të vogël në votime, e di që serbët i kanë bojkotuar, por situata nuk korrespondon me atë numër të madh të njesive të specializuara e të armatosura”, tha Von Cramon.

Komento: