Lulzim Basha ‘skuqet’ nga e qeshura në Kuvend
Seanca e djeshme plenare kaloi me të qeshura nga ana e deputetëve.
Shkak u bë fjalimi i deputetit të Lushnjës në grupin parlamentar të PD-së, Sajmir Korreshi i cili ka kritikuar qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqmenaxhimit.
Por gjatë fjalësa së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.