Qeqa Krelani tregon se çka i pëlqen e çka jo te Edon Zhegrova.
Gazetarja dhe komentatorja e parë shqiptare e futbollit, Qëndresa Krelani, ka thënë se mendimi i saj ndryshe për Edon Zhegrovën, nuk e minimizon talentin që ai ka.
E njohur ndryshe edhe si “Qeqa”, ajo ishte e ftuar në emisionin “Kendiv” në T7.
Mes tjerash, Qeqa foli edhe për reprezentuesin e Kosovës dhe anëtarin e Lille, Edon Zhegrovën.
“Mendimi im nuk e minimizon talentin e Edon Zhegrovës. Unë skam problem me Zhegrovën, por kam problem me karakterin dhe natyrën e tij, më duket që luan me dy karta. Nuk e kuptoj atë volumin e madh që jepet shumë rëndësi se unë mendoj ndryshe prej tjerëve. Nuk e kuptojë pse ai e merr personale, kritika nuk është ofendim, por mendim” – tha fillimisht ajo.
“Unë do të vazhdojë që ta kem mendimin ndryshe për Edonin. Nuk ka me më pëlqyer kurrë si futbollist. Karakteri i tij s’ka me më pëlqyer kurrë. Për talent gjithmonë e kam thënë se është prej më të talentuarve. Por, karakteri i tij e mund talentin e tij. Këtu pak më dhimbset. Besoj që kanë filluar dhe i flasin njerëzit. Ai ia do vetës të mirën më shumë sesa unë që ia dua. E di që ka filluar me punu në atë aspekt”, shtoi gazetarja.
“Nuk më pëlqejnë futbollistët që janë shumë mediatik në atë aspektin me media sociale. Thjeshtë nuk më pëlqen karakteri i tij, talenti po”, deklaroi Qëndresa Krelani.