Gaethje zbulon çfarë i tha Khabibit kur e gjeti duke qarë në dysheme.
Justin Gaethje ka treguar se e ngushëlloi Khabib Nurmagomedovin për vdekjen e babait, kur i foli në vesh derisa ai po qante i shtrirë në dysheme pas fitores mahnitëse në UFC 254 të shtunën në mbrëmje.
Khabib e bëri një paraqitje mjeshtërore në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë në UFC, duke e lënë pandjenja për disa sekonda luftëtarin e rrezikshëm amerikan pasi e shtrëngoi në fyt në rundin e dytë.
Pak pas u shpall kampion i padiskutueshëm i botës me 29 fitore dhe asnjë humbje, Khabib njoftoi se kjo ishte lufta e tij e fundit në karrierë.
Luftëtari i arteve të përziera marciale ishte dukshëm i mërzitur pas triumfit – pasi ky ishte meçi i tij i parë që prej se i kishte vdekur babai – dhe shpërtheu në lot në mes të kafazit.
Edhe pse të dy u munduan ta rrihnin njëri-tjetrin pak çaste më herët, ata ndan një çast të ndjeshëm kur Gaethje e ngushëlloi Khabibin, duke i thënë se babai i tij, Abdulmanap, do të ishte krenar me të.
I pyetur se çfarë i kishte thënë Khabibit, Gaethje tha për BT Sport: “I thashë ‘nuk e kam pasur mundësinë të të them ngushëllime për humbjen e babait, por ti sapo e bërë shumë krenar babanë tënd’”.