
Shyhrete Behluli, një prej ikonave më të dashura të muzikës shqiptare, vazhdon të mbetet një figurë e pandashme e skenës sonë artistike edhe pas pesë dekadash karrierë.
Me zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë, ajo ka arritur t’i rezistojë kohës, trendeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në skenën muzikore, duke ruajtur vazhdimisht një lidhje të fortë me publikun që e ka mbështetur që nga fillimet e saj.
Shyhrete Behluli është një emër që ngjall nostalgji, respekt dhe dashuri, një artiste që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën popullore dhe zbavitëse shqiptare.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga rutinat e përditshme të kujdesit personal.
Ajo publikoi një pamje nga salloni i ondulimit, ku shihej duke u përgatitur me shumë elegancë dhe finesë.
Në fotografi, Shyhretja shfaqet e kuruar deri në detajin më të vogël: grimi i realizuar në mënyrë profesionale i jep fytyrës së saj një shkëlqim të veçantë, ndërsa flokët e stiluar me delikatesë theksojnë hijeshinë dhe energjinë që ajo vazhdon të transmetojë edhe pas kaq vitesh në skenë.
Ky imazh i publikuar nga këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, të cilët kanë komentuar jo vetëm freskinë dhe bukurinë e saj, por edhe një ngjashmëri të çuditshme me një figurë të njohur nga reality show.
Sipas ndjekësve, në këtë paraqitje Shyhretja ngjan dukshëm me Dolcen, banoren e BBVK, duket sikur dyshja ndaj një stil të përbashkët për nga eleganca, mënyra e grimit dhe linjat e fytyrës.
Kjo krahasim ka krijuar diskutime të këndshme dhe komplimente të shumta në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë se këngëtarja vazhdon të mbetet një figurë që frymëzon dhe tërheq vëmendje sa herë që shfaqet.
Pavarësisht kohës që ka kaluar në skenë, Shyhrete Behluli dëshmon se eleganca, karizma dhe prezenca artistike nuk veniten asnjëherë kur kultivohen me pasion dhe përkushtim.
Pamja e saj e fundit është një tjetër dëshmi se ajo vazhdon të shkëlqejë, jo vetëm në muzikë, por edhe në stil dhe prezantim personal./ORAinfo/

