
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është pyetur çka ndodh nëse presidentja aktuale Vjosa Osmani e shpërndan Kuvendin, e për të cilën tha se për këtë është një procedurë që duhet të ndiqet për të shkuar në zgjedhje.
“Ka një procedurë është përcaktuar saktësisht se si mund të shkojmë deri tek zgjedhjet e reja siç e thashë synimi jonë, angazhimi jonë është që gjatë ditës së nesërme të kemi një president. ky duhet të jetë synimi I të gjithë neve edhe si qytetarë, ne jemi të gatshëm t’i japim votat të vazhdojmë tutje me zgjedhjen e presidentit/es, me synim që të shmangim zgjedhjet, sa i përket obligimeve tona, natyrisht që ne do ta bëjmë atë, gjithë atë që është në dorën tonë, që të vazhdon punën qeveria, pasi që ka shumë punë të cilat janë në interes të qytetarëve dhe ka shumë punë që kanë mbetur në gjysmë”, tha ajo.