Një numër i madh i votave të pavlefshme kanë dal nga procesi zgjedhor i 6 tetorit.
Tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 100 për qind e votave, ku në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Dhjetëra mijëra vota janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e 6 tetorit. Mbi 40 mijë fletëvotime kanë shkuar dëm, që i bie çdo i njëzeti votues.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese 202.968 vota ose 25,48 për qind, ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun, shkruan Gazeta Metro.
Në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Vetëvendosja ka dalë e para me 202.968 vota apo 25,48 për qind, pasuar nga LDK-ja 197.702 ose 24,82 për qind dhe PDK-ja në vend të tretë me 169.211 ose 21,24 për qind.
Koalicioni AAK-PSD në vend të katërt më 11,57 për qind, pasuar nga Lista Serbe me 6,61 për qind. Rezultat zhgënjyes ka qenë ai për koalicionin NISMA-AKR-PD ku kanë marrë 39.495 vota ose 4,96 për qind.
Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim KQZ-ja do t’i numërojë edhe votat e diasporës, nga të cilat mund të pritet ndonjë ndryshim i lehtë në përqindjen e partive.