Çka ndodhi, dështon transferimi i Verrattit në Arabinë Saudite

18:38 | 01 Gusht 2023

Mesfushori defensiv, Marco Verratti nuk do të transferohet tek Al-Hilali pasi Paris Saint-Germaini ka refuzuar ofertën e ekipit nga Arabia Saudite.

Mediumet franceze, kanë raportuar të hënën se Parisi ka kërkuar të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë Verrattin, i cili kishte marrëveshje personale me Al-Hilalin.

Mësohet se Al-Hilali kishte ofruar 30 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili ishte në pritje të marrëveshjes mes klubeve për ta realizuar transferimin e tij dhe firmosur kontrata trevjeçare me Al-Hilalin.

Kështu që, Verratti do të jetë pjesë e Parisit edhe në edicionin e ri pasi tashmë është njoftuar me vendimin e klubit. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me Parisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2012.

Komento: