Çka ndodhi, kush e dogji restaurantin jofunksional në Prishtinë?

15:32 | 19 Janar 2020

Digjet restoranti jofunksional në Prishtinë.

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin restorantit të tij në Prishtinë, i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura.

Është raportuar për një zjarr në rrugën e lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka deklaruar se lokali i tij (restorant) i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite dhe në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin duke i shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Komento: