Çka ndodhi, në mes të ditës bëhet natë në Brazil!

08:35 | 24 Gusht 2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil.

Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i natës.

Kjo është ndjesia apokaliptike që ka krijuar tymi i pyjeve të Amazonës në Brazil.

Pamja prej mesnate u krijua nga një erë e ftohtë që erdhi nga lindja e San Paolos, e cila mori me vete edhe tymin e pyllit të Amazonës që po digjet.

Errësira e frikshme zgjati plot një orë para se të largohej.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë mblodhën ujin e shiut, i cili ishte sterrë i zi nga bloza.

Komento: