Çka ndodhi në pjesën e parë, City – Arsenal

18:27 | 21 Shkurt 2021

City e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Arsenalit.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.

“Qytetarët” janë duke dominuar ndeshjen plotësisht në të gjitha aspektet, derisa skuadra e Mikel Arteta është duke provuar të shënojë përmes kundëraksioneve, shkruan lajmi.net.

Rezultati momental është 0 – 1, në të mirë të Cityt.

Ishte Raheem Sterling që pas harkimit të bukur nga Mahrez zhbllokoi shifrat duke realizuar me kokë (2′).

Mbetet të shihet nëse edhe në pjesën e dytë do mbetet ky rezultat.

Komento: