Çka ndodhi? Odegaard rezulton negativ në testin e dytë për COVID-19!

10:26 | 23 September 2020

Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, Martin Odegaard rezultoi i prekur nga COVID-19.

Klubi spanjoll ngurroi të njoftonte zyrtarisht pasi po priste rezultatin e testit të dytë, për të qenë më të sigurt nëse norvegjezi është i infektuar.

Dhe tani përgjigja e testit të dytë është publikuar, derisa Odegaard ka rezultuar negativ.

Tejet e çuditshme për faktin se vetëm një ditë më parë, talenti i Realit doli pozitiv.

E gjithë skuadra është testuar dhe rezultatet ishin negative.

Komento: