Çka po festohet në familjen e Adelina Thaçit

11:46 | 26 Janar 2021

Festë në familjen e Adelina Thaçit.

Këngëtarja kosovare, Adelina Thaçi-Meta, sot ka bërë një dedikim emocionues për vajzën e saj, Fionën, e cila feston ditëlindjen e nëntë, shkruan rtv21.
Në Instagram, Adelina ka publikuar disa fotografi të vajzës, teksa e ka uruar atë me fjalët më të mira, që një nënë di t’i shkruaj.

“Fiona, e bukura e nanes, ti sot u bere 9 vjet, t’i uroj edhe 100 e ëmbla jeme, të priftë shëndeti e fati, e ta kesh zemrën plot gjithmonë, je një vajzë e mbare, e dashur e plotë jetë! Të duam pafund o Yll”, ka shkruar Adelina në Instagram.

Kujtojmë se, Adelina prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe nga kjo martesë çifti kanë dy vajza, Fionën dhe Melisën.

Komento: