Fluturimet e planifikuara për datën 13 maj, janë anuluar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar udhëtimet e datës 13 maj.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka kërkuar nga qytetarët që për më shumë informacione të qëndrojnë në kontakt me kompanitë ajrore.
“Ju njoftojmë se fluturimet e datës 13 Maj janë anuluar! Për më shumë informacion ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore!”, thuhet në njoftim.