Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema nuk është duke u stërvitur me kombëtaren.
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në fillimin e kompeticionit më të madh për kombëtare, Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Shumë lojtarë nuk do jenë pjesë e kësaj eksperience fenomenale si pasojë e lëndimit, teksa disa janë ftuar, por ende nuk janë tërësish të gatshëm.
Është sulmuesi i Francës, Karim Benzema vazhdon të ketë probleme për shkak të lëndimit, përcjell lajmi.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja, francezi nuk është stërvitur fare sot me kombëtaren e tij.
Andaj, ai pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të ‘Gjelave’ ndaj Australisë, që zhvillohet më 22 nëntor.
Botërori i këtij viti do mbahet mend gjatë, pasi mbahet në sezonin vjeshtor, dhe se shumë yje të kombëtareve nuk janë pjesë, shkak i lëndimeve të shumta.