Çka po ndodh, Guardiola takohet me drejtorin e Juventuesit?

21:57 | 21 Maj 2019

Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit.

Raportohet se Pep Guardiola është takuar me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin në Milano, por trajneri nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Sipas gazetarit Mario Gago Huerta, që punon në radio Onda Cero, Guardiola të martën është takuar me Paraticin dhe ka biseduar me të.

Megjithatë, Gago thotë se është e pamundur që katalunasin ta zëvendësojnë Max Allegri, pavarësisht se City po përballet me sanksione financiare të mundshme, duke përfshirë përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Për më tepër, qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte një ngjarje bamirësie, pasi edicioni i klubit anglez është mbyllur të shtunën, ku Manchester City fitoi tre trofe.
48-vjeçari deklaroi të premten e kaluar se ai nuk do të bashkohet me Juventusin.

Komento: