Toni Kroos mund të zgjedhë pensionimin nga futbolli në vend të vazhdimit të kontratës me Real Madridin, raporton “goal .com” të martën.
Ekziston një disponim se ky mund të jetë sezoni i fundit i Kroosit me madrilenët, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
“Unë vetë nuk e di se çfarë mendoj. E di që do të tërhiqem këtu, por të ardhmen time do ta vendos në muajt e parë të vitit 2023”, pati thënë Kroos në nëntor.
32-vjeçari Kroos pjesë e Bayernit është që prej vitit 2014. Ai më herët ka luajtur edhe për Bayernin dhe Leverkusenin.