Çka po ndodh me Bakayokon, pse s’po luan të Milan?

16:40 | 20 Shkurt 2022

Pse Bakayoko nuk po luan te Milan?

Tiemoue Bakayoko nuk po kalon sezonin më të mirë të mundshëm me skuadrën e Milan.

Bakayoko ka pasur pak paraqitje me Milan këtë sezon dhe ato që i ka pasur kanë qenë të dobëta.

27 vjeçari francez ka regjistruar 13 paraqitje në Serie A këtë sezon me Rossoneri, por vetëm pesë nga këto ndeshje ka qenë startues.

Ai ka luajtur 90 minuta të plota vetëm dy herë këtë sezon, pa impresionuar në njërën prej tyre. Por, përveç formës së dobët, ka një tjetër arsye pse Milan nuk po e aktivizon lojtarin, përcjell lajmi.

Bakayoko është i huazuar te skuadra e Milan dhe klauzola për obligimin e blerjes së tij lidhet me numrin e paraqitjeve të lojtarit.

Mesfushori erdhi nga Chelsea verën e kaluar, në një huazim që kushtoi 2 milionë euro, kurse klauzola për obligimin e blerjes i kushton Milanit 15-20 milionë euro.

‘Rossoneri’ nuk duan ta bëjnë lojtarin që të qëndrojë, kështu që vështirë se ai do t’i plotësojë minutat që e obligojnë Milanin të paguajë klauzolën.

Komento: