Bllokohet transferimi i Wijnaldum dhe Depay te Barcelona.
Barcelona nuk do të ketë mundësi t’i transferojë Wijnaldum dhe Depay.
Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay ishin dy lojtarët në listën e dëshirave të Ronald Koeman.
Megjithatë, trajneri duhet të kalkulojë pa shërbimet e tyre, si pasojë e disa rregullave nga La Liga.
‘Mirror’ insiston se rregullat e La Liga për pagat nuk lejojnë kompletimin e këtyre transferimeve, transmeton lajmi net.
Situata financiare në klub lë të kuptohet se duhet shitur lojtarë para se të bëhen lëvizje drejt holandezëve.
Arturo Vidal mund të jetë lojtari i parë që largohet nga Barcelona pas këtyre raportimeve, por duhet larguar edhe emra të tjerë.