Çka po ndodh me fytyrën e Blerona Zeqirit, befason me pamje në paraqitjen e fundit

16:00 | 24 Prill 2022

Ditë më parë moderatorja e njohur kosovare Blerona Zeqiri publikoi pamje me fustan të bardhë duke nxitur kështu dyshimet se është martuar.

E njëjta për disa ditë nuk tregoi se si qëndron e vërteta derisa urime mori edhe nga kolegët e saj, përcjell ORAinfo.

Mirëpo në disa video të tjera të publikuara, Blerona tregon se ka nisur një biznes të ri.
Bëhet fjalë për një produksion për organizimin e dasmave.

E tani pasi u zbulua se e ajo nuk u martua, Blerona po vazhon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Sot ajo ka ndarë një imazh nga ambienti i punës, teksa bie në sy grimi që ka realizuar dhe fytyra e saj duket shumë më ndryshe se herët e tjera.

Mund të jetë edhe ndonjë efekt që ka përdorur ajo, por në këtë pamje fytyra e saj nuk po shkëlqen ashtu siç jemi mësuar ta shohim. /ORAinfo/

Komento: