Çka po ndodh me shqiptarët Valon Berisha e Riza Durmishin? Ky problem duhet të zgjidhet! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çka po ndodh me shqiptarët Valon Berisha e Riza Durmishin? Ky problem duhet të zgjidhet!

11:57 | 08 Janar 2019

Ishin transferuar më bujë të madhe, por Valon Berisha dhe Riza Durmishi ende nuk kanë arritur të përshtatën me ekipin e Lazios.

Gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i ka tri probleme për t’i zgjidhur në pjesën e mbetur të sezonit, dy prej tyre janë futbollistët shqiptarë, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Corriere della Sera i quan dështakë mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Valon Berishën, mbrojtësin shqiptar të Danimarkës, Riza Durmishin, si dhe mesfushorin Milan Badelj, të cilët rrezikojnë largimin në fund të sezonit nëse s’i pëmbushin pritjet në gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton Express.

Berisha iu bashkua Lazios në korrik të vitin të kaluar nga RB Salzburgu për 7.5 milionë euro. 25-vjeçari ka bërë 10 paraqitje për lazianët deri tani këtë sezon në të gjitha garat, por nuk ka mundur të ketë ndikim të madh në skuadër, mbase për shkak se po vinte edhe nga një lëndim.

Ai ka qenë tri herë startues në Serie A dhe tri herë në Evropa Ligë, ndërsa nga dy herë ka ardhur nga stoli në të dy garat, dhe ende nuk e ka shënuar golin debutues për skuadrës e re, teksa ka dhuruar një asist.

Sipas gazetës italiane, i takon trajnerit Inzaghi t’i bëjë të funksionojnë investimet e bëra në verë, sepse klubi nuk dëshiron t’i shesë ata tani sepse në këtë mënyrë do të çonte në humbje kapitale.

Durmishi, në anën tjetër, vjen nga një lëndim dyvjeçar dhe Inzaghi është duke pritur kontributin e tij më vonë derisa ai të riaftësohet dhe ta marrë veten plotësisht. Edhe mbrojtësi shqiptar i Danimarkës iu bashkua Lazios në korrik të 2018-s për 6.5 milionë euro. Për dallim nga Berisha, ai ka bërë 8 paraqitje, pesë në Evropa Ligë dhe tri në Serie A.

Megjithatë, Lazio dëshiron të presë që të tre lojtarët të lulëzojnë për të mirën e tyre dhe kompanisë, sepse nuk dëshiron t’i shesë për më pak para se që i bleu.

Komento: