Çka po ndodh në Serie A, gjiganti italian del në shitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Çka po ndodh në Serie A, gjiganti italian del në shitje

12:32 | 15 Maj 2019

Gjiganti i Serie A, Genoa ka dal zyrtarisht në shitje.

Klubi i Serie A i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi ka nxjerrë në shitje klubin.

Genova është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas megjithatë e sigurtë është që klubi nga Liguria shumë shpejtë do të ndërrojë pronar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!