Çka po ndodh: Real Madrid dhe Juventus përjashtohen nga garat europiane? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Çka po ndodh: Real Madrid dhe Juventus përjashtohen nga garat europiane?

22:49 | 21 Janar 2021

Kaos i vërtetë: Real Madrid dhe Juventus përjashtohen nga garat europiane?

Real Madrid dhe Juventus mund të jenë gjigantët e parë që do të përjashtohen nga garat europiane.

Sipas raportimeve të fundit, Florentino Perez dhe Andrea Agnelli kanë zhvilluar një takim, ku kanë diskutuar për krijimin e Superligës Europiane.

Në këtë kompeticion do të garojnë klubet më të forta, ndërsa FIFA dhe UEFA e kanë ndjekur me vëmendje këtë projekt.

FIFA dhe UEFA kanë bërë të ditur se çdo klub që do të marrë pjesë në Superligë do të përjashtohet nga garat europiane.

Ky kompeticion do ti sillte klubeve përfitime më të mëdha ekonomike dhe prandaj shumë gjigantë europianë janë pro organizimit të tij.

Mbetet ta shohim se çfarë hapa do të ndërmarrin FIFA dhe UEFA.

Komento: