Çka po ndodh të Bullgaria, po kërkohet shkarkimi i trajnerit

13:24 | 25 Mars 2019

Kosova dhe Bullgaria do të luajnë sonte në kuadër të eliminatorëve për ‘Euro 2020’.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë që zhvillohet sonte, sipas disa portaleve në Bullgari është i fundit për selektorin bullgar Peter Hubchev, në krye të kombëtares së këtij vendi.

Duket se ky lajm i paverifikuar është një metodë shtesë e medieve për të bërë presion në selektorin bullgar, meqë këso spekulime para një ndeshjeje të rëndësishme, mund të jenë indikator i problemeve të brendshme që ka ekipi.

Në fakt, disa portale bullgare përmendin emrin e Krasimir Balakovit, ish bashkë lojtarit të Hubchevit në kombëtaren bullgare në vitet e 90-ta, si selektor i ardhshëm.

Por Balakov, në një prononcim për 24chasa, një prej gazetave më të respektuara në Bullgari ka thënë se askush nga Lidhja Bullgare e Futbollit atë nuk e ka kontaktuar për tu bërë selektor dhe se lajmet e rrejshme si ky mund të prishin atmosferën dhe të rrisin tensione brenda ekipit, transmeton Insporti.

Ai ka pohuar se është duke përqendruar në detyrat si trajner i ekipit Etar dhe ka kontratë në këtë ekip, kurse Hubchevit sot i dëshiron suksese në Prishtinë.

Balakov ka qenë mesfushor i Sportinugt dhe Stuttgartit dhe ka 93 ndeshje në ekipin kombëtar bullgar, kurse bashkë më Hubchevin dhe gjeneratën e viteve të 90-ta kanë luajtur në gjysmëfinale të Botërorit SHBA’94.

Komento: