Dyshja e Milanit Zlatan Ibrahimovic dhe Kessi ende nuk janë kthyer në Itali.
Gjatë ditëve të kaluara, lojtarët e huaj nga skuadra kuqezinjtë që u kthyen në vendet e tyre të lindjes gjatë pandemisë së Coronavirus, janë rikthyer në Itali mes njoftimeve për fillimin e stërvitjeve.
Sidoqoftë, Ibrahimoviç dhe Kessie ende nuk janë rikthyer përsëri. Lojtari suedez preferoi të qëndrojë në shtëpi, ku ai lejohet të stërvitet normalisht me Hammarby, skuadër ku ai zotëron 25% të aksioneve, përcjell ORAinfo.
Ndërsa Kessie megjithatë, gjeti probleme për të marrë një fluturim që e ktheu atë në Itali nga Bregu i Fildishtë.
Sipas asaj që raportohet nga botimi i së hënës i gazetës il Corriere della Sera, ende nuk ka asnjë datë të caktuar për kthimin e dy lojtarëve në fjalë. /ORAinfo/