Çka po ‘ziejnë’ Meda dhe Geti?

17:16 | 09 Gusht 2019

A do na thonë prapë Meda dhe Geti se s’ka më hite?

Bujë të madhe pati bërë hiti i Medës, Getit dhe Tunes ‘Verë e nxehtë ‘, këngë e cila vazhdon ende të dëgjohet e pëlqehet.

E veçantë ishte se tre këngëtarë të zhanreve të ndryshme ishin bërë mix në një këngë të vetme, shkruan Kosovarja.

Meda njihet si këngëtari që ndan raporte të mira me të gjithë kolegët e tij, por me gjasë që nga bashkëpunimi me reperin Getoar Selimi ka raporte me të afërta me të.

Jo rrallë herë janë takuar e fotografuar bashkë.

Madje, së fundi takimet e tyre të shpeshta kanë shtuar mëdyshjet për një hit të radhës.

Por, vallë a do na thojnë prapë Meda dhe Geti se s’ka më hite?

Komento: